KQZ vendos për rinumërim të votave në 303 vendvotime
Foto: Laura Hasani

KQZ vendos për rinumërim të votave në 303 vendvotime

Aktuale tetor 09, 2019 - 16:48
Detajet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim sot që të rinumërohen votat në 303 vendvotime, raporton zeri.info.

Kjo pasi, siç është thënë në mbledhjen e sotme, ka pasur disa probleme teknike sa iu përket vendosjes së të dhënave nëpër formularë.

Ndërkohë PZAP-i dje ka shpallur të pavlefshme ankesat e LDK-së, PDK dhe Nismës, të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën./Zeri