Edhe Haradinaj hyn në takim me Grenell, ambasadorin amerikan dhe gjerman

Edhe Haradinaj hyn në takim me Grenell, ambasadorin amerikan dhe gjerman

Aktuale tetor 09, 2019 - 15:35
Detajet

Ka nisur takimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me përfaqësuesin e SHBA-së për dialogun me Serbinë i cili po mbahet në ambasadën amerikane, Richard Grenell si dhe ambasadori amerikan dhe ai gjerman, raporton Zëri.info.

Takime te tilla në ambasadën amerikane janë duke u mbajtur me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, veç e veç. Deri tani nga ambasada përveç Mustafës është parë duke dalë edhe Albin Kurti përderisa minuta më parë në takim ka hyrë edhe Kadri Veseli.

Grenell më herët takoi edhe presidentin e vendit Hashim Thaçin./ZëriImage