Isa Mustafa del nga takimi me Grenell e Kosnett

Isa Mustafa del nga takimi me Grenell e Kosnett

Aktuale tetor 09, 2019 - 15:32
Detajet

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dalë nga takimi me përfaqësuesin e SHBA-së për dialogun me Serbinë i cili po mbahet në ambasadën amerikane, raporton Zëri.info.

LEXO EDHE: Kadri Veseli hyn ne takim me Grenell në ambasadën amerikane

Në këtë takim të pranishëm janë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe ai gjerman. Takime te tilla në ambasadën amerikane janë duke u mbajtur me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, veç e veç. Deri tani nga ambasada përveç Mustafës është parë duke dalë edhe Albin Kurti përderisa minuta më parë në takim ka hyrë edhe Kadri Veseli.

Grenell më herët takoi edhe presidentin e vendit Hashim Thaçin./Zëri