Kadri Veseli hyn ne takim me Grenell në ambasadën amerikane

Kadri Veseli hyn ne takim me Grenell në ambasadën amerikane

Aktuale October 09, 2019 - 15:31
Detajet

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është parë duke hyrë në Ambasadën amerikane ku pritet të takohet me përfaqësuesin e ShBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell, raporton Zëri.info.

LEXO EDHE: Albin Kurti del nga ambasada amerikane

Në këtë takim të pranishëm janë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe ai gjerman. Takime te tilla në ambasadën amerikane janë duke u mbajtur me të gjithë liderët e partive politike në Kosovë, veç e veç.

Grenell më herët takoi edhe presidentin e vendit Hashim Thaçin./Zëri