Albin Kurti del nga ambasada amerikane

Albin Kurti del nga ambasada amerikane

Aktuale October 09, 2019 - 14:37
Detajet

Sot pas arritjes në Prishtinë të përfaqësuesit të SHBA-së në Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, liderët e partive politike janë duke zhvilluar takime me të në Ambasadën e Amerikës, raporton Zëri.info.

Nga ky takim minuta më parë u pa të dilte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ditë më parë i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Në takim me përfaqësuesin e SHBA-së Grenëll, pritet të vijnë edhe liderë të partive tjera.

Ndërkaq, Grenell pak më parë pati takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në të cilin morën pjesë edhe ambasadori amerikan por edhe ai gjerman./Zëri