Ambasadorët e refuzojnë flamurin shqiptar, fotografohen me Kurtin jashtë zyrës së VV-së

Ambasadorët e refuzojnë flamurin shqiptar, fotografohen me Kurtin jashtë zyrës së VV-së

Aktuale October 08, 2019 - 18:31
Detajet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zyrën e tij vazhdon ta mbajë vetëm flamurin kombëtar dhe assesi ta pranoj flamurin e Republikës së Kosovës. Nga aty Kurti pret e përcjellë mysafirë të shumtë, takime të cilat më pas publikohen edhe faqen zyrtare të partisë në rrjete sociale, por ambasadori amerikan dhe ai gjerman kanë ‘refuzuar’ një fotografi me Kurtin ku është i ekspozuar flamuri kombëtar.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia e të cilit para dy dite doli fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, u takua sot me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett, Kurti zakonisht mysafirët i pret në zyrën e partisë ku edhe shkrepin një fotografi së bashku, por ajo çka bie në sy është se fotografia është bërë jashtë ambienteve të zyrës ku flamuri kombëtar nuk vërehet.

Image

itë me parë e njëjta gjë ka ndodhur edhe Ambasadorin Gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Ndryshe nga gjithë takimet tjera të Kurtit, ku mysafirët fotografoheshin në prapavijë me flamurin kuq e zi, edhe nga takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, në faqen zyrtare të VV’së njoftimi për këtë takim është shoqëruar vetëm me një fotografi të realizuar poshtë shkallëve hyrëse të selisë qendrore të Vetëvendosjes. Në fotografi Kurti shihet vetëm teksa e përcjell Ambasadorin Gjerman, pas takimit.

Image

 

Dy ambasadorët me me ndikim në Kosovë, Kosnett dhe Heldt, duket se nuk kanë preferuar të fotografohet me Kurtin pa qenë në prapavi edhe flamuri i Republikës së Kosovës.