Kurti flet për Edi Ramën

Kurti flet për Edi Ramën

Aktuale tetor 07, 2019 - 22:25
Detajet

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Muhamed Veliu: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni ti ndërtoni marrëdhëniet me Kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë.