Thaçi në SHBA flet për sfidat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Thaçi në SHBA flet për sfidat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Aktuale September 21, 2019 - 22:34
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon takimet në vizitën në SHBA.

Bashkë me ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ai është takuar me zyrtarë amerikanë nga Këshilli i Atlantikut, shkruan lajmi.net.

Thaçi atje ka folur për progresin e Kosovës dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Postimi i Thaçit në Twitter:

Gjithnjë kënaqësi ta dakoj Damonin dhe kolegët e tij nga Këshilli i Atlantikut, dhe të diskutojmë progresin e Kosovës e gjithashtu sfidat për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.