Tërmeti i fuqishëm, momente kur njerëzit vrapojnë për të dalë nga një qendër tregtare

Tërmeti i fuqishëm, momente kur njerëzit vrapojnë për të dalë nga një qendër tregtare

Aktuale September 21, 2019 - 19:45
Detajet

Mijëra qytetarë janë tronditur sot nga lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë më së shumti në Durrës e Tiranë. Ata kanë dalë në rrugë me nxitim pasi goditja ka qenë tepër e fortë, ashtu si edhe e dyta.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në një qendër tregtare në Tiranë. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” qytetarët shihen teksa vrapojnë për të dalë nga ndërtesa.