Krasniqi: Do lahpera të fotografuar me Albin Kurtin po më shkruajnë mesazhe kërcënuese

Krasniqi: Do lahpera të fotografuar me Albin Kurtin po më shkruajnë mesazhe kërcënuese

Aktuale September 20, 2019 - 23:39
Detajet

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se është kërcënuar përmes mesazheve nga, siç ka thënë ai, disa persona që kanë fotografi me Albin Kurtin në rrjetet sociale.

Personat që ai pretendon se e kanë kërcënuar, Krasniqi i ka quajtur “lahpera”.

Përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, profesori i Departamenti të Gazetarisë në UP ka nxitur Albin Kurtin, liderin dhe pretendentin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që të dal me qëndrim lidhur me kërcënimet ndaj tij.

“Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërcënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV. Nëse është qëndrimi i Kurtit që këta horra të përkrahin gjuhë të urrejtjes e kërcënime, kjo do të thotë se ai ka mbetur po ai i vjetri, shef brigade i zjarrvënësve, jo lider partie”, ka shkruar ai.

“Nëse jo, duhet të distancohet nga (ro)botët e tij primitivë. Nga fundërrinat!”, ka përfunduar Krasniqi.