Haradinaj për paraqitjen televizive të Veselit: Nuk e mora vesh…

Haradinaj për paraqitjen televizive të Veselit: Nuk e mora vesh…

Aktuale September 20, 2019 - 21:28
Detajet

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thumbuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, për paraqitjen televizive të tij të enjten mbrëma.

Haradinaj, në një tubim në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ka thënë se ka arritur ta dëgjojë intervistën e së enjtes të Kadri Veselit, por kreu i AAK-së është shprehur se nuk ka arritur t’i kuptojë mesazhet e kundërkandidatit të tij.

“Nuk e kam përcjell mbrëmë Kadrinë gjatë, por jam mundu me këqyrë çfarë ka thënë, ama ku e nguli gurin s’e marrsha vesh”, deklaroi Haradinaj. “Mu doke se nuk e dike ku me e lëshu gurin”.

“Nuk kemi çfarë me e mundu veten me u bë kreativ se çka me i jep Serbisë më. Por ne shyqyr që u bëmë zot të vetes”, deklaroi ai.