Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale shtator 20, 2019 - 19:36
Detajet

Ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, është personi i radhës që është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim.

Bojaxhiu, i cili tani është kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për “PrizrenPress”.

Ai është ftuar që të intervistohet më 25 shtator. Ndërkaq, organizatat e dala nga lufta në Dragash kanë reaguar ndaj kësaj ftese të Gjykatës Speciale.