Thaçi nga Amerika paralajmëron investime për sektorin e energjisë

Thaçi nga Amerika paralajmëron investime për sektorin e energjisë

Aktuale September 19, 2019 - 19:07
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thaçi, është takuar në Iowa me takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë, përcjell FaktePlus.Presidenti, ka thënë se janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

Në Iowa të SHBA-së, takova Guvernatoren Kim Reynolds, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i ka ofruar Kosovës dhe vazhdon t’i ofrojë. Bashkëpunimi që kishte nisur me FSK-në, tani është zgjeruar në fusha të tjera, si edukim dhe në programe të specializuara, siç është “Women in Energy”. Po ashtu, janë vënë hapat e parë për krijimin e parakushteve për ardhjen e investimeve të drejtpërdrejta të kompanive nga Iowa në sektorin e energjisë në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image
Image