Lirohet makinisti i trenit për të cilin u protestua sot

Lirohet makinisti i trenit për të cilin u protestua sot

Aktuale September 19, 2019 - 19:04
Detajet

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave-Trainkos në shenjë proteste për arrestimin e makinistit të trenit të relacionit Pejë-Prishtinë gjatë ditës së sotme ndaloj qarkullimin e të gjithë trenave në vend.

Mirëpo pas protestës është liruar makinisti i cili u mbajt 48 orë në arrest.

Makinisti ishte arrestuar për shkak se kishte qenë duke drejtuar trenin që goditi një të mitur në Klinë duke e lënë të vdekur.