Specialistët e stomatologjisë sërish protestojnë tek Ministria e Shëndetësisë

Specialistët e stomatologjisë sërish protestojnë tek Ministria e Shëndetësisë

Aktuale September 18, 2019 - 11:17
Detajet

Specialistët stomatologë të papunë, po protestojnë sërish para Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), raporton Ekonomia Online. Ata kërkojnë që të mbahet premtimi për punësimin e tyre dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrative që u pamundëson të punojnë si specialistë.

Një nga protestueset ka thënë se nuk do të ndalen derisa të marrin përgjigje nga zyrtarët e MSH-së. “Përderisa ministri e udhëheq një institucion duhet të ketë përgjegjësi ose korrektësi ndaj neve sepse jemi kuadër profesionistë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se pranojnë të takohen vetëm me ministrin Uran Ismaili dhe kanë kërkuar që të mbaj fjalën që ua ka dhënë.

Protestuesit po kërkojnë përgjigje nga Ismaili nëse do të nënshkruhet udhëzimi administrativ për specialistët e stomatologjisë.