Hoxhaj shpreh keqardhje për Pacollin: Vuri në pikëpyetje shtetin e Kosovës

Hoxhaj shpreh keqardhje për Pacollin: Vuri në pikëpyetje shtetin e Kosovës

Aktuale September 17, 2019 - 15:47
Detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherazi zëvendëskryetar i PDK-së ka reaguar ndaj deklaratave të Behgjet Pacollit në lidhje me njohjet e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme.

“Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin në Facebook.

Hoxhaj tha se ministrinë e jashtme e ka lënë me 114 njohje, por me Pacollin si ministër është vënë në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve.

Sipas Hoxhajt, mosdija dhe mungesa e strategjisë nga ana e Pacollit e ka bërë shumë më të lehtë fushatën e Rusisë dhe Serbisë kundër Kosovës.

“Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka thënë Hoxhaj.