Kuvendi i Kosovës renditet i dyti për sa i përket hapjes në krahasim me vendet e rajonit

Kuvendi i Kosovës renditet i dyti për sa i përket hapjes në krahasim me vendet e rajonit

Aktuale September 16, 2019 - 17:26
Detajet

Open Data Kosovo përmes një analize ka vlerësuar se Kosova renditet e dyta në rajon sa i përket hapjes në krahasim me vendet e rajonit me vetëm Malin e Zi që qëndron më mirë.

Analiza bazohet në 117 indikatorë të ndarë në 4 kategori: Qasje, ndërgjegjësim, integritet dhe transparencë.

Kuvendi i Kosovës sipas analizës shënoi 80 % në ndërgjegjësim, 82 % në integritet, 78 % në transparencë dhe 55 % në qasje, transmeton zeri.info.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i Kosovës, Ismet Krasniqi theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit me shoqëri civile, dhe rritjes së komunikimit me qytetarë përmes të dhënave të hapura dhe krijimit të strukturave të nevojshme për të përkrahur këtë qasje.

Ndërsa, Blerta Thaçi, Drejtoreshë në Open Data Kosovo, diskutoi për rëndësinë e të dhënave të hapura në institucionet publike në rrugëtimin e hapjes së mëtutjeshme institucionale.