LDK-ja dënon vjedhjen e bustit të ish-deputetit të saj, Smajl Hajdaraj

LDK-ja dënon vjedhjen e bustit të ish-deputetit të saj, Smajl Hajdaraj

Aktuale September 15, 2019 - 19:46
Detajet

LDK-ja ka dënuar vjedhjen e bustit të ish-deputetit dhe pjesëtarit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj.

Subjekti politik ka kërkuar nga institucionet që t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë, transmeton zeri.info.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim të thellë, ka pranuar lajmin për vjedhjen e bustit të veprimtarit dhe ish deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

LDK-ja dënon rëndë këtë akt të shëmtuar dhe i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në reagim.