Thaçi kërkon që edhe Japonia të jetë sa më prezente në Ballkanin Perëndimor

Thaçi kërkon që edhe Japonia të jetë sa më prezente në Ballkanin Perëndimor

Aktuale shtator 12, 2019 - 16:23
Detajet

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që edhe Japonia krahas BE-së dhe ShBA-së të jetë sa më prezente në Ballkanin Perëndimor pasi që siç ka deklaruar ai, është e rëndësishme që Kosova të mbrohet nga “prania e kundërshtuesve të vlerave dhe parimeve perëndimore”.

“Në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore. Kosova u ka bërë ballë këtyre tendencave dhe vazhdon t’i kundërshtojë. Megjithatë, këto kanë shkaktuar përçarje në rajon. Prandaj është e rëndësishme që përkrahësit strategjik të rajonit, BE, SHBA, por edhe Japonia, të jenë sa më prezentë në Ballkanin Perëndimor.”, tha ai, njofton Zyra për Informim, përcjell zeri.info.

Thaçi këto komente i bëri pas takimit me Kenichiro Sasaen, President i Institutit Japonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët Tomonori Yoshizaki dhe Yasunori Nakayama.

Thaçi tutje shtoi se është e rëndësishme të ketë afrime të mëtejshme mes Japonisë dhe Kosovës./ZERI