Veseli shpalos pikat e 'Paktit kundër Korrupsionit'
Foto: Laura Hasani

Veseli shpalos pikat e 'Paktit kundër Korrupsionit'

Aktuale shtator 12, 2019 - 16:04
Detajet

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Kadri Veseli përmes një konference për medie ka shpalosur disa pika të programit të tij antikorrupsion të cilin ka vendosur ta bëjë i vetëm pasi nuk mori mbështetje nga liderët e partive tjera.

" kam nisur paktin e korrupsionit qe e refuzuan liderët e tjerë po fatmirësisht po e nënshkruajnë shume qytetare", ka thënë Veseli, raporton 'Zëri.info". 

" Sot po shpalos planin ko konkret kundër korrupsionit qe do te nis ne 100 ditshin e pare te qeverisjes. Ka 5 shtylla. Këto shtylla kane një qasje të shumfishitë parandaluse dhe ndërgjegjësuse",

Ai ka thënë se ky është plani që do të çlirojë Kosovën nga korrupsioni.

Veseli tutje ka shpalosur disa pika të programit të PDK-së. "Do te krijohet byroja antikorrupsion, do të propozoje një ligj të posaçme kundër nepotizmit, do ta rikthej besimin e publikut ne gjyqësor dhe polici, do te themelohet fondi i konfiskimit, do te krijohet një komision i përhershëm parlamentar kundër korrupsionit i drejtuar nga opozita për të garantuat pa anshmëri, legalizimi i ndërtimeve pa leje, do te instalohet parimi i përgjegjësisë civili për zyrtaret publik", ka thënë Veseli. /ZERI