Abazi tregon nëse mund të arrihet koalicion paszgjedhor VV-LDK
Foto: Laura Hasani

Abazi tregon nëse mund të arrihet koalicion paszgjedhor VV-LDK

Aktuale shtator 12, 2019 - 15:19
Detajet

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Haki Abazi në një intervistë dhënë për Gazetën Zëri, ka folur edhe për raportet që ka kjo parti dhe për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Abazi ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë ‘kryekapës’ i shtetit, por që sipas tij ka qenë përcjellëse e politikave të PDK-së dhe njerëzve kryesor të kësaj partie.

LEXO EDHE: Abazi: Vetëvendosje nuk bashkëpunon me ‘kapësit’ e shtetit

“Mendoj se brenda LDK-së është një grup që bënë hipoteka të së kaluarës dhe ka qenë bashkëpunëtorë, por nuk ka qenë kryekapës i shtetit, ka qenë përcjellës i politikave të PDK-së dhe njerëzve kryesor. Edhe Brenda PDK-së ka elektorat edhe njerëz që besojnë në shtetësinë e Kosovës. Mirëpo po flas tani për njerëz kryesor të PDK-së të cilët kanë lidh raporte me njerëz brenda LDK-së”, ka thënë Abazi.

Sipas tij në LDK ka individ që kanë shkuar në këtë parti me idenë që pozicioni në interesin nacional mund të jetë ndryshe në pozicionet ideologjike.

“Në LDK ka individ që kanë shkuar në këtë parti me idenë që pozicioni në interesin nacional mund të jetë ndryshe në pozicionet ideologjike. Por në nivelin e interesit nacional dhe të shtetësisë së Kosovës jo që pajtohen plotësisht me Vetëvendosjen, por munden me qenë partner shumë të mirë në një Qeveri të ardhshme të udhëhequr nga zotri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se interesat e ngushta të disa individëve brenda LDK-së kanë bërë që ndonjëherë LDK-ja të bëjë devijimin, gjë që sipas tij Vetëvendosje nuk do të lejojë të eksperimentoj në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK mbanë përgjegjësi, por nuk mund të them se e gjithë LDK-ja mbanë përgjegjësinë. Ka njerëz brenda LDK-së që mbajnë përgjegjësinë sidomos për zgjedhjen e Thaçit president, për votimin e Demarkacionit, pavarësisht a kemi humbur a jo masi që është rrëzuar Qeveria e Isa Mustafës nuk ka pasur nevojë që të vazhdohet si kryeministër një njeri i cili ka ndërtuar kauzën qeverisëse mbi kundërshtimin për Demarkacionin”, ka thënë Abazi.

Për më shumë ndiqeni intervistën më poshtë. /ZERI