Abazi: Vetëvendosje nuk bashkëpunon me ‘kapësit’ e shtetit
Foto: Laura Hasani

Abazi: Vetëvendosje nuk bashkëpunon me ‘kapësit’ e shtetit

Aktuale September 12, 2019 - 15:09
Detajet

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një intervistë për Gazetën “Zëri”, ka komentuar edhe deklaratat e këtij subjekti politikë për vijat e kuqe për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës si dhe partitë tjera, shkruan ‘Zëri.info’.

LEXO EDHE: Flet Haki Abazi, a do ta denoncojë Molliqajn për sulmin e mbrëmshëm?

Abazi ka thënë se Vetëvendosje nuk bënë koalicion me ato parti që kanë kapur shtetin.

“Nuk mund të ju premtosh qytetarëve që do të bëhet çkapja e shtetit edhe do të funksionalizohet shteti, do të krijohet hapësirë e plotë t për drejtësi të pavarur, duke bërë partneritet me ata që kanë bërë pot ë njëzetën gjë. E kanë kapë shtetin, e kanë kërcënuar prokurorinë, e kanë kap drejtësinë, e kanë mbipopullu administratën publike me nepotizëm. Dhe këto nuk i thotë vetëm VV, por çdo ambasador që është në Kosovë.

Pazaret me këto parti dhe me ata njerëz që kanë bërë një gjë të tillë, se në fund të fundit janë emra individësh, nuk janë shumë, por janë njerëz që kanë përdorur parti politike për të realizuar interesin e tyre. Këtë e kemi parë përmes përgjime të PRONTO-së, se si janë bërë pozicionime në borde publike dhe institucione të rëndësishme, janë vendosë njerëz pa e ditur dhe pa konkurruar në pozicione. Me këta njerëz nuk mund të bëhet Qeveria e cila bënë çkapjen e shtetit, me njerëz të cilët e kanë gërryer themelin e shtetit, dhe e kanë vendosur vendin në rrezik financiar, tu e rritë borxhin publikë, tu e keqpërdor paranë publike. Nuk mund ta mbajmë sinqeritetin e plotë me qytetarët nëse kishin thënë që do të bëjmë Qeveri me këta njerëz të cilët janë aty”, tha Abazi

Ai po ashtu tha se nuk është detyrë e Vetëvendosjes që të bëjë akuza, mirëpo sipas tij VV në qeverinë e ardhshme do të krijojë mundësi që drejtësia të funksionojë e pavarur.

“Nuk është detyrë e Vetëvendosjes që të bëjë as akuzën e as gjykimin e këtyre njerëzve, mirëpo është detyrë e Vetëvendosjes në Qeveri që të lejojë dhe krijojë mundësi që drejtësia të funksionin e pavarur”, ka thënë mes tjerash Abazi në një intervistë për “Zërin”.

Për më shumë ndiqeni intervistën më poshtë. /ZERI