Paralajmëruan tërheqjen e njohjes, Kosova anulon pjesëmarrjen në samitin që mbahet në Çeki

Paralajmëruan tërheqjen e njohjes, Kosova anulon pjesëmarrjen në samitin që mbahet në Çeki

Aktuale shtator 11, 2019 - 16:36
Detajet

Raportet mes Çekisë dhe Kosovës kanë nisur të ftohen pas deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman.

Në shenjë proteste ndaj deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman, i cili paralajëmroi çnjohjen e Kosovës, Prishtina nuk do të marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Përendimor që mbahet të enjten në Pragë, shkruan lajmi.net.

Se nuk do të marrë pjesë askush prej Kosovës në këtë Samit, e ka konfirmuar edhe Jana Adamcova, e që është zëdhënëse e Qeverise çeke.

Ajo për mediat çeke ka thënë se askush nga Kosova nuk do të marrë pjesë në këtë samit, dhe me gjasë Kosova do të prezentohet vetëm nga përfaqësues të ambasadës.

Samiti i V4-tës në Pragë rëndom mbahet për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Përendimor.

Duke rikujtuar deklaratat në Beograd të presidentit çek, Milos Zeman, ky i fundit tha se nuk e ka fort në qejf Kosovën aq sa Serbinë.

Madje paralajmëroi edhe tërheqjen e njohjes, gjë që shkaktoi konfuzitet edhe tek vetë senati çek.