Pacolli për sulmin ndaj autobusit kosovar: Të fillojnë hetimet dhe të garantohet siguria e qytetarëve

Pacolli për sulmin ndaj autobusit kosovar: Të fillojnë hetimet dhe të garantohet siguria e qytetarëve

Aktuale August 25, 2019 - 20:10
Lexo Detajet

Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të reagojë për sulmin mbi autobusin me udhëtarë kosovarë që po udhëtonte në Serbi.

Pacolli dëshiron nga Bashkimi Europian që të kërkojë nga Serbia të ndalë sulmet dhe të orfojë siguri për qytetarët.

“Unë i dënoj ashpër sulmin mbi autobusin e mbushur me udhëtarë që udhëtonte nga Kosova nëpërmes Serbisë në BE. Serbia vazhdimisht po dështon që të ofrojë sigurinë për udhëtarët tonë dhe lirinë e lëvizjes. Ne kërkojmë që të fillojnë hetimet dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tonë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Tuitter.

Rasti i sulmit mbi autobusin me udhëtar, që po udhëtonte nga Kosova nëpërmjet Serbisë drejt shteteve të BE’së, ka ndodhur mbrëmë.