Evgjeni Thaçi: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

Evgjeni Thaçi: Kurti s’ka guxim të kandidojë për kryeministër, po i përkulet e vardiset LDK-së

Aktuale August 24, 2019 - 22:17
Lexoni detajet

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, se ai nuk e ka të domosdoshme postin e kryeministrit ku vihej në pikëpyetje koalicioni me LDK-në.

Evgjeni Thaçi e cila është dhe njëherit mbesa e presidentit Hashim Thaçi, përmes llogarisë së saj në 'Facebook' ka shkruar se Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për postin e kryeministrit vetëm se ka përkulje dhe vardisje ndaj LDK-së.

”Ska guxim te kandidoje per postin e kryeministrit. Perkulje e vardisje ndaj LDK-se. Mburrje per aderime te personazheve sa qesharake aq edhe tragjike”, ka shkruar ajo.