Kurti: Ambasadori Reka mbështet Vetëvendosjen

Kurti: Ambasadori Reka mbështet Vetëvendosjen

Aktuale August 24, 2019 - 22:07
Lexoni detajet

Kryetari i Vetëvendosjes,Albin Kurti, sot ka pritur në takim ish-kandidatin për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka.

Kurti deklaroi se biseduan për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë.

“U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupsioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori Reka mbështet VETËVENDOSJE!-n

Sot prita Ambasadorin, Prof. Dr. Blerim Reka, me të cilin biseduam për gjeopolitikën ballkanike në prag të zgjedhjeve në Kosovë. U pajtuam se pas tri dekadash të tranzicionit post-konfliktual, erdhi koha për tranzicion post-korruptiv të rajonit, meqenëse korrupcioni mbetet kërcënim strategjik dhe derë e hapur për fuqitë jashtë komunitetit Euro-Atlantik. Konstatuam se janë shpresëdhënëse qëndrimet e reja të faktorit ndërkombëtar mbi reciprocitetin dhe simetrinë lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, e që mungonte gjatë dialogut shtatë vjeçar të Brukselit. Lëvizja VETËVENDOSJE! mund ta bëjë ndryshimin aq të pritur në Kosovë, tha ambasadori Reka duke na dëshiruar sukses në zgjedhje.