Petrich: Të ndryshohet formati i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Petrich: Të ndryshohet formati i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Aktuale August 23, 2019 - 14:21
Lexoni detajet

Para dy vitesh ka ekzistuar hapësirë shumë më e madhe për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo për fat të keq, nuk është shfrytëzuar, ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petrich, i cili konsideron se tani është e nevojshme që të ndryshohet formati i dialogut dhe se kjo mund të jetë një konferencë ndërkombëtare, e cila do të ndodhte pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Serbi.

Sipas mendimit të tij, nuk ka pasur presion të mjaftueshëm, e as iniciativë të Brukselit, sepse, “nuk mund ta pranoni këtë si situatë e cila do të zgjidhet vetvetiu”.

Pikërisht për këtë, Petrich pretendon si një nga opsionet edhe ndryshimin e formatit të dialogut.

“Mund të jetë modeli më gjithëpërfshirës, më i fuqishëm i negociatave sikur konferencë ndërkombëtare, e cila mund të ndodhte pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë Petrich për BBC.

Petrich ka pritje të mëdha  nga Bashkimi Evropian, për të cilin shpreson se do të arrijë të merr udhëheqjen në vazhdimin e procesit.

“Ndoshta është kurdisur edhe formati i Grupit të Kontaktit për Ballkan, ku evropianët do të ishin në krye, ndërsa si pjesë e tij do të ishin palët e interesuara”, shton ai.

Diplomati austriak i ka propozuar komisionarit të ardhshëm evropian për politikë të jashtme, spanjollit Joseph Borrell edhe caktimin e emisarit special vetëm për çështje të Ballkanit.

“Tani është koha të analizohet dialogu – sistemi, teknika, instrumentet – që së shihet se çfarë është bërë, dhe çfarë na pret, që të definohet procesi”, ka thënë Wolfgang Petrich.

Siç thotë ai, për fat të keq tani mjedisi nuk është stimulues që negociatat të vazhdojnë menjëherë. Petrichi e sheh momentin kur nuk ka negociata si moment ideal që të analizohet se çfarë është bërë gjerë tani. /Insajderi