Kurti: Me LDK-në do t'i kishim 70 deputetë, kemi marrëdhënie të mira me ta

Kurti: Me LDK-në do t'i kishim 70 deputetë, kemi marrëdhënie të mira me ta

Aktuale gusht 22, 2019 - 21:24
Lexo Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një paraqitje drejtëpërsëdrejti në rrjetin social Facebook, ka thënë se një koalicion VV-LDK do t’i merrte 70 deputetë.

“Nëse bëjmë një koalicion parazgjedhor, atëhere dihet fituesi, koalicioni LDK-VV, ne do t’i kemi 70 deputetë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se që një vit kemi mardhënje të mira dhe kontakte të vazhdueshme me kreun e LDK-së.

“Ne jemi optimistë dhe kemi qellim të mirë dhe ka një vit që kemi komunikim të rregullt e njëkohësisht edhe mardhënje të mira me kreun e LDK-së”, ka thënë Kurti.

Megjithatë Kurti është i bindur se nuk mund që Vetëvendosje nuk mund të merr më shumë se 61 deputetë, e një koalicion paszgjedhor është i domosdoshëm.

“Nëse shkojmë ndaras, ne si Vetëvendosje edhe po dolëm të parët nuk i marrim 61 deputetë, ndërkaq së bashku me LDK-në i mbërrijmë 70 deputetë. E pas zgjedhjeve na duhet të kërkojmë partner që nuk do të jetë kollaj por jo e pamundur”, është shprehur Kurti.