Dardan Molliqaj tregon pse u bë koalicioni AAK-PSD para zgjedhjeve

Dardan Molliqaj tregon pse u bë koalicioni AAK-PSD para zgjedhjeve

Aktuale gusht 22, 2019 - 21:10
Lexo Detajet

Sekretari organizativ i PSD-së Dardan Molliqaj ka treguar arsyen pse u shpall para zgjedhjeve koalicionin AAK-PSD.

Ai ka treguar se kjo ishte një kohë e qëllimshme për të kuptuar elektorati se ne nuk jemi rastësisht bashkë në koalicion.

“Koha e shprehjes së koalicionit ka qenë e qëllimshme,per te treguar se na me vetëdije të plote po zgjedhim me ba ketë koalicion jo nga zori. Edhe që qytetarët ta kuptojnë që ne jemi me vetëdije te plotë aty bashkë. Dy faktorët të tjerë ishin dhe faktori i fuqisë së numrave dhe faktori i fuqisë se ideve që na ka bashkuar”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.

Ndërsa ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka deklaruar se ky koalicion do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve.