Thaçi: Së shpejti do të marr vendim për zgjedhje

Aktuale August 22, 2019 - 14:08

Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, është deklaruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton “Zëri.info”.

Thaçi ka thënë se së shpejti do të merr edhe vendimin për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re. Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri”, është thënë në njoftim.

Pavarësisht shpërndarjes së Kuvendit, presidenti ka thënë se Kosova vazhdon t’i ketë institucionet funksionale.

“Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer, demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore. Pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, Republika e Kosovës vazhdon t’i ketë institucionet funksionale dhe te qëndrueshme, duke garantuar vazhdimin e punës së institucioneve në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës”, është thënë më tej në njoftim./Zëri