AGK reagon për sulmin e PDK-së ndaj Gazetës Express

AGK reagon për sulmin e PDK-së ndaj Gazetës Express

Aktuale August 22, 2019 - 12:46
Lexo Detajet

AGK ka reaguar pas sulmit që i është bërë Gazetës Express nga Partia Demokratike, duke e konsideruar degradim gjuhën e këtij subjekti politik.

“Gjuha e këtij subjekti politik vazhdon të degradoj tutje, i cili sado që thotë se respekton mediet dhe lirinë e shprehjes, fton qytetarët që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express, lajme të cilat i cilëson të rreme”, thuhet në njoftim.

Sipas AGK kjo gjuhë e shprehjes paraqet shqetësim pasi vjen nga një subject politik i cili për vite me radhë është pjesë e pushtetit, dhe vlerëson se ëhtë presion i drejtëpërdrejtë në politikat rekaltoriale dhe formë direkte e presionit publik.

Partia Demokratike pas një raportimi të kësaj gazete u kishte bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ti marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express.

“Kjo web faqe tashmë një kohë është futur në këtë valle me mision të qartë të goditjes së PDK-së me një armiqësi të pakuptueshme. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, fton PDK që të distancohet nga kjo gjuhë e përdorur në këtë rast, e cila cenon integritetin profesional të gazetarëve.