Kosnett reagon pas shpërndarjes së Kuvendit

Kosnett reagon pas shpërndarjes së Kuvendit

Aktuale August 22, 2019 - 12:40
Detajet

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kuvendi ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për krijimin e një Qeverie të re.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara drejt krijimit të qeverisë së re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronte që Kosova nuk do të humbas edhe më shumë kohë në ndërtimin e themeleve për të ardhmen”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, 89 deputetë të Kuvendit votuan për shpërnarjen e Parlamentit.

Pas kësaj, fokusi kryesor është tek presidenti i cili pas konsultimeve me partitë politike, pritet ta bëj shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.