Haradinaj: Veterani Behxhet Jashari ishte shembull, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje atdheut

Haradinaj: Veterani Behxhet Jashari ishte shembull, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje atdheut

Aktuale August 20, 2019 - 21:54
Lexo Detajet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Jashari me ndarjen nga jeta e veteranit Behxhet Jashari.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Jashari ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje atdheut.

Lexo po ashtu:

Ndërron jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së, Behxhet Jashari

“I prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, Behxhet Jashari, nga Strofci i Vushtrrisë. Ai ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje Atdheut. Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar ai.

Ndryshe nesër komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se, nën patronazhin e kryetarit, Xhafer Tahiri, nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari.