Vuçiq në një takim befasues me Pompeon në Nju Jork

Vuçiq në një takim befasues me Pompeon në Nju Jork

Aktuale August 20, 2019 - 14:00
Lexoni detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me Nju Jork me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo. Departamenti i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit do të presë Vuçiqin në drekë në orën 12.30 sipas kohës lokale, transmeton "Zëri/info". 

Mediat theksojnë që takimi mes Vuçiqit dhe Pompeos do të jetë thelbësor, jo vetëm i karakterit formal dhe se temë do të jetë Kosova, raporton portali serb Blic.

Sipas mediave serbe, Vuçiq do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë, por do të insistojë, para së gjithash, në bisedën me Pompeo që SHBA-ja t’iu bëjë presion autoriteteve në Prishtinë për të hequr taksat për mallrat nga Serbia.

Thirrja e papritur që Pompeo i bëri Vuçiqit flet në favor të tezës se Amerika po adreson problemin e Kosovës dhe se dëshiron të luajë një rol kryesor në proces.

Interpretohet se takimi i sotëm mund të sinjalizojë fillimin e një kthesë në politikën e Amerikës dhe është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në tërheqje të taksave dhe një shkrirje të dialogut.

Takimi, me sa duket një rezultat i diplomacisë së drejtpërdrejtë që ka zgjatur një kohë të gjatë mes Beogradit dhe Uashingtonit, vjen në një kohë kur po vijnë mesazhe më të qarta nga SHBA-ja që konflikti prej dekadash duhet të përfundojë./Zeri