A e paralajmëroi aderimin në AAK deputeti Labinot Tahiri me postimin e fundit?

A e paralajmëroi aderimin në AAK deputeti Labinot Tahiri me postimin e fundit?

Aktuale August 20, 2019 - 13:39
Lexo Detajet

Deputeti Labinot Tahiri ka bërë një postim në Facebook, i cili lë të nënkuptohet se mund të aderojë në AAK.

Ai ka shpërndarë një foto më kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj ndërsa ka shkruar se është duke u munduar të jetë me të në këtë mandat. Tutje ka shkruar se ditët në vijim do të aderojë në “njërën nga dy subjektet”, duke e përmendur AAK-në por jo edhe subjektin tjetër politik.

“Nuk e di a do jem në këtë mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!”, ka shkruar ai, përcjell zeri.info.

Postimi i plotë:

Një shkrim i vogël!

Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër! 
Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin!

Nuk e di a do jem në këtë mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës! 
Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!

Thjeshtë ishte nje shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorë, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise.