E konfirmon analisti Haki Abazi, do t'i bashkëngjitet Vetëvendosjes

E konfirmon analisti Haki Abazi, do t'i bashkëngjitet Vetëvendosjes

Aktuale August 20, 2019 - 12:54
Lexo Detajet

Analisti Haki Abazi do t’i bashkohet sot Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar vetë Abazi, i cili ka thënë se sot do ta bëjë zyrtarisht anëtarësimin e tij në VV.

Abazi tha se gjatë ditës së sotme do t’i japë detajet rreth anëtarësimit të tij në partinë e Albin Kurtit.

“Sot në ora 13:00 bëhet zyrtare anëtarësim i im në Vetëvendosje, mendoj në këtë takim edhe në paraqitje kanë me u bë detajet publike”, tha Abazi për Express.

Kujtojmë se para disa ditësh Abazi është deklaruar pro koalicionit ndërmjet VV-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se ky koalicion do ta kthente Kosovën në një situatë normale.

“Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe ç’kapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, kishte deklaruar Abazi