LDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ja rendi i ditës

LDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ja rendi i ditës

Aktuale August 20, 2019 - 10:27
Lexo Detajet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mbledhja është thirru të mbahet të premten, më 23 gusht në Selinë e LDK-së nga ora 17:30.

Sipas njoftimit nga kjo parti, gjatë kësaj mbledhje përvec që do të zgjidhet kryesia e re, do të diskutohen edhe për rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në.

“Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Thëras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite: 1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në 2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftim.