Deputetët që janë në 'Listën e zezë' të Vetëvendosjes

Deputetët që janë në 'Listën e zezë' të Vetëvendosjes

Aktuale August 20, 2019 - 08:46
Lexo Detajet

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017 kishte dalë partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës duke marrë gjithsej 32 deputetë. Edhe pse me numrin më të madh të deputetëve, Vetëvendosja kishte mbetur në opozitë pasi PDK-AAK-Nisma (PAN) në koalicion kishte dalë i pari duke formuar kështu qeverinë e cila zgjati gati dy vjet.

Pas zgjedhjeve të fundit për Kuvendin e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje iu shkëputën 13 deputetë dhe formuan Grupin Parlamentar të PSD-së.

Në ueb-faqen e Lëvizjes Vetëvendosje te Grupi Parlamentar janë të renditur emrat e 19 deputetëve duke filluar nga kryetari i subjektit Albin Kurti.

Por deputetët që dolën nga Vetëvendosja dhe iu bashkuan PSD-së në ueb-faqen e Vetëvendosjes tek Grupi Parlamentar janë të listuar si “Mandat i vjedhur” i deputetit.

Deputetët që u larguan nga Vetëvendosja dhe iu bashkuan PSD-së janë:

Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Faton Topalli, Salih Salihu, Frashër Krasniqi, Shqipe Pantina.

Image

Image

Image

Image