Vetëvendosje 'ultimatum' LDK-së: Ju presim deri në këtë ditë, kryeministër vetëm Albin Kurti

Vetëvendosje 'ultimatum' LDK-së: Ju presim deri në këtë ditë, kryeministër vetëm Albin Kurti

Aktuale August 19, 2019 - 23:57
Lexo Detajet

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se LDK-në e presin vetëm deri me datën 23 gusht, eventualisht 2-3 ditë pas asaj date.

“Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK-në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se nuk ka kohë për t'u humbur.

“Kush don me u bashku është mirë, kush jo, nuk kemi kohë me humbë”, është shprehur Konjufca në T7.

"Megjithatë, edhe nëse bëhet koalicioni, kryeministër duhet të jetë Albin Kurti".

“Kushdo që dëshiron me pa Kosovën mirë, ideja është me kryeministër Albin Kurtin”, ka thënë Konjufca.

“Ne nuk kemi kohë me pritë derisa LDK-ja te tjerrë problemin me kandidatin e tyre për kryeminstër”, shtoi Konjufca.