Konjufca: Po bëhet PAN-i i ri, me këtë koalicion Dardani vlen sa 1/4 e Shkumbin Demaliajt

Konjufca: Po bëhet PAN-i i ri, me këtë koalicion Dardani vlen sa 1/4 e Shkumbin Demaliajt

Aktuale August 19, 2019 - 23:39
Lexo Detajet

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se koalicioni i formuar sot mes PSD-së dhe AAK-së është më i pritshmi dhe shton se e ka ditur që partia e Shpend Ahmetit do t’i bashkohet një partie tjetër. 

“Para gjashtë muajsh kam thënë se PSD do të shkojë me një parti tjetër sepse e kam ditur që nuk guxojnë të shkojnë vetë në zgjedhje”

“Të gjitha çfarë bëri PSD-ja për të shpëtuar qeverinë Haradinaj iu shpërblyen me këtë koalicion”, ka thënë Konjufca.

Nënkryetari i VV-së pret që edhe Nisma t’i shtohet koalicionit tashmë të krijuar mes PSD-së dhe AAK-së, e së bashku të bëhen sërish PAN.

“Nuk përjashtohet që të krijohet prapë një PAN. Akronimet t’i ketë prapë PAN”, ka treguar ai.

PSD-ja është marrë vesh me AAK-në që të ketë 25 vende në listën zgjedhore, e Konjufca bën llogaritje se sa do të vlejë partia e ish-kolegëve të tij në raporton me AAK-në.

“Me negociatat që i kanë bërë i bie që Dardani (Molliqaj) për shembull të jetë sa një e katërta e Shkumbin Demaliajt (deputeti i AAK-së)’, është shprehur Konjufca.