Kush i kërkoi PSD-së të hyjë në Qeverinë e PAN-it pas dorëheqjes së Haradinajt

Kush i kërkoi PSD-së të hyjë në Qeverinë e PAN-it pas dorëheqjes së Haradinajt

Aktuale gusht 19, 2019 - 22:24
Lexo Detajet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se partia e tij ka pasur ofertë që të hyjë në Qeveri me koalicionin PAN para dhe pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje.

Ahmeti thotë se ka refuzuar që PSD-ja të bëhet pjesë e Qeverisë, pjesë e të cilës ishte edhe PSD-ja.

Kreu i PSD-së thotë se ‘të brendshëm e ndërkombëtarë”, i kanë kërkuar që të bëhet pjesë e Qeverisë pasi kryeministri Ramush Haradinaj la bosh pozitën e tij.

Mirëpo, sipas Ahmetit, për partinë e tij ka qenë e papranueshme që të hyjnë në një Qeveri pjesë e të cilës është Partia Demokratike.

“Edhe gjatë qeverisjes i kam thënë zotit Haradinaj që ju përkrahim kur është puna për të mirën e Kosovës, kur nuk është, nuk ju përkrahim”, është shprehur Ahmeti në T7.