Mustafa: Takimet me Limajn e Ahmetin janë të dobishme për momentet që po kalon vendi

Mustafa: Takimet me Limajn e Ahmetin janë të dobishme për momentet që po kalon vendi

Aktuale August 19, 2019 - 22:07
Lexo Detajet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot i ka pritur në takime të ndara kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Mustafa tha se i konsideron këto takime të dobishme për të vlerësuar momentet në të cilat po kalon vendi.

“Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme”, shkroi ai në Facebook, përcjell zeri.info.

Kujtojmë që sot u arrit një koalicion parazgjedhor mes AAK-së e PSD-së ndërkohë që u përfol shumë edhe për një tjetër mes LDK-së e Nismës, megjithatë nuk ka asgjë të konfirmuar.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar
Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.
Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme. 
Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.
Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike. IM