Haradinaj: Qëkur dhashë dorëheqje e kam ftuar Shpendin të bashkëpunojmë

Haradinaj: Qëkur dhashë dorëheqje e kam ftuar Shpendin të bashkëpunojmë

Aktuale August 19, 2019 - 21:54
Lexo Detajet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, janë duke folur për koalicionin parazgjedhor që e formuan disa orë më parë.

Haradinaj ka treguar se kur filloi bisedimet me partinë e Ahmetit për të bërë koalicion zgjedhor.

“Kur ne dëshirojshim me e votu ushtrinë, LDK e VV mblidhnin nënshkrimet për të ma rrëzuar Qeverinë. Ishte PSD ajo që tha se nuk e rrëzojmë Qeverinë me votat e Listës Srpska”, ka thënë Haradinaj në T7

Kryeministri në detyrë thotë se Shpend Ahmeti ishte ndër të parët që ai e ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje dhe ia ka treguar arsyet se çka e shtyu.

“Që atëherë i kam paralajmëruar që të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. I kam thënë Shpendit, Fatmirt dhe Behgjetit”, ka shtuar ai.