A e ka ftuar Specialja edhe Rexhep Selimin? Kryeministri në detyrë befason me deklaratën

A e ka ftuar Specialja edhe Rexhep Selimin? Kryeministri në detyrë befason me deklaratën

Aktuale August 19, 2019 - 21:36

Kreu i AAK-së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Rexhep Selimi ‘ka këndu’ para Prokurorisë Speciale në Hagë

“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. Ska kurgjë të keqe kjo”, ka thënë kryeministri në dorëheqje.

Kur u pyet se cka do të thotë “ka knu”, Haradinaj tha se po e thotë në kuptimin që deputeti i VV-së ka folur para prokurorëve të Speciales.

Kreu i AAK-së thotë në T7 se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje kur ai ishte në Hagë për intervistim.

“Unë për dallim nga këta kam bërë tjetër zgjedhje, jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë kryeministri në detyrë.