Haradinaj: Nuk ishte e lehtë përmbyllja e temave të mëdha, sot jemi më afër se kurrë të jemi 100 % shtet
Aktuale
August 18, 2019 - 19:26
Lexo Detajet
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Istog ku ka vizituar strukturat e AAK-së.
Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i lehtë krijimi i Ushtrisë dhe as përmbyllja e disa temave madhore.
Postimi i plotë në Facebook:
Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional.
Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleancës në Istog, bashkë për fitore.