Haradinaj i përgjigjet kryeministres serbe Bërnabiq

Haradinaj i përgjigjet kryeministres serbe Bërnabiq

Aktuale August 16, 2019 - 17:49
Lexo tjera detaje

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i është përgjigjur sot kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq ndaj deklaratave të saj në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo sot ka thënë se Beogradi ka toleruar shumë provokime të Prishtinës për shkak të qetësisë dhe stabilitetit por taksa ka krijuar atmosferë e cila e ka bërë të pamundur çfarëdo dialogu dhe se menjëherë pas heqjes së taksës, ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun.

Ndërsa Haradinaj ka theksuar se pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun.

“Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun! Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq”, ka shkruar Haradinaj.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!”, ka shtuar ai më tutje.