Tomor Morina: Serbia ka vdekur, nuk është dashtë të ndodhë arrestimi im

Tomor Morina: Serbia ka vdekur, nuk është dashtë të ndodhë arrestimi im

Aktuale gusht 14, 2019 - 23:41
DETAJET

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina ka mbërritur në Gjakovë, pas lirimit të tij në mbrëmje nga autoritetet e Maqedonisë.

Ai u la i lirë rreth orës 17.00 nga Shutka, dhe se me stafin e ambasadës së Kosovës në Shkup ka udhëtuar drejt pikës kufitare të Hanit të Elezit.

Pas daljes ka thënë se arrestimi i tij nuk është dashur të ndodhte nga autoritetet e Maqedonisë.

“Serbia ka vdekë, nuk është dasht me ndodh arrestimi im”, ka thënë Morina sapo ka dalë nga burgu.

Ish luftetari i lirisë u ndalua në Bllacë, javë më parë, nga autoritetet maqedonase pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia. Serbia në anën tjetër kërkonte ekstradimin e tij për të gjykuar atje