Hoti: Koalicioni i gabuar LDK-PDK, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga Kosova

Hoti: Koalicioni i gabuar LDK-PDK, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga Kosova

Aktuale gusht 14, 2019 - 23:26
Detajet

Deputeti i Nismës, Enver Hoti ka akuzuar koalicionin e dikurshëm PDK-LDK për mosliberalizim të vizave.

Përmes një postimi, Hoti tha se ata që akuzojnë VV-në, AAK-në dhe Nismën duhet të thonë se koalicioni i gabuar mes LDK dhe PDK-së bëri që 150.000 qytetarë të largohen nga Kosova.

“Ata që po i akuzojnë VV-në, AAK-në e NISMËN për mos liberalizimin e vizave, para se ta bëjnë ketë duhet ta thonë se koalicioni i gabuar i LDK-së me PDK-në, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga RKS ku disa prej tyre gjetën dhe vdekjen në lumin Tisa. Dhe jo vetëm kaq, por që dy mandate në krye të institucioneve kryesore sollën individ që nuk u koordinuan për asnjë interes të kombit! Populli nuk është pa njerëz që kanë kujtesë të kthjelltë!”, ka shkruar ai.