Krasniqi: VV dhe LDK mund të bëjnë koalicion nga frika se do të humbin zgjedhjet

Krasniqi: VV dhe LDK mund të bëjnë koalicion nga frika se do të humbin zgjedhjet

Aktuale gusht 14, 2019 - 22:30
Detajet

Memli Krasniqi ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosja mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet. Këto komente ai i ka bërë në  Tv Dukagjini.

‘Vetëvendosja dhe LDK mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet. PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Pas zgjedhjeve, PDK nuk ka vija të kuqe’, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në këtë emision ka folur për tema të ndryshme, si taksa dhe PDK-ja, dialogu, koalicionet e PDK-së dhe tema të tjera që lidhen me këtë parti.