
Mbyllet për qarkullim rruga ‘Gani Butka’ në Prishtinë
Aktuale
gusht 14, 2019 - 08:58
Lexoni detajet
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve.
“Të mërkurën e të enjten, me datën 14 e 15 gusht, rruga Gani Butka do të mbyllet për qarkullim për shkak të punimeve dhe sanimit të kanalizimit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” . Luten qytetarët që e qarkullojnë këtë rrugë, të bëjnë devijimin e rrugës gjatë këtyre dy ditëve”, thuhet në njoftimin e komunës.